Hareide: Me fat që i morëm një pikë Australisë

Hareide: Me fat që i morëm një pikë Australisë

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide ka kritikuar performancën e ekipit të tij në barazimin 1-1 kundër Australisë në ndeshjen e dytë të Grupit C në kuadër të Kupës së Botës.

"Lojtarët e mi dukeshin të lodhur. Ne u përpoqëm të zëvendësonim disa lojtarë, por loja jonë ishte e keqe. Ne e humbëm topin shumë shpesh, u përballëm me shumë kundërsulme dhe duhej të shpenzonim shumë energji. Ne kemi përdorur shumë forcë, por ky është Kampionati Botëror, është shumë i vështirë. Australia është një skuadër e mirë, e mirë organizuar dhe Franca ka pasur fat që t'i mundë ata 2-1, kështu që e dinim se do të ishte e vështirë."-deklaroi Hareide në konferencën për shtyp.

EMISIONET