Rita Ora është nderuar të mërkurën me titullin 'Hyjneshë në Fron' nga presidenti i Kosovës Ramush Haradinaj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare falenderoi kreun e shtetit kosovar për titullin e dhuruar, duke nënvizuar se është e nderuar dhe se i përulet mbështetjes së vendit të saj.

"Faleminderit Kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme me të talentuarit kosovarë. Faleminderit që më prezantuat me këtë simbol të bukur të Prishtinës, titulluar 'Hyjnesha në Fron'. Jam e nderuar dhe jam e përulur nga mbështjetja e vendit,"-shkruan Rita në një postim në Instagram. 

Ndërsa Haradinaj e falenderoi në një postim në Facebook të mërkurën sepse ka arritur majat e suksesit në botë por nuk i ka harruar rrënjët e saj.



Tags