Haradinaj: Taksa nuk do të tërhiqet pa marrëveshje finale me Serbinë

Haradinaj: Taksa nuk do të tërhiqet pa marrëveshje finale me

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe sot se taksa nuk do të tërhiqet pa marrëveshje finale me Serbinë.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite që pati në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje. Por mundemi mos ta heqim asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën,  por ka të bëj me Serbinë dhe Rusinë”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Rtk.

Kryeministri Haradinaj duke theksuar se ky vit do të jetë vit i ekonomisë, ka thënë se do të krijohen kushte për investime.

Përveç kësaj, ai ka folur edhe për drejtorin e ri të AKP Valon Tolaj, i cili ka qenë nga radhët e AAK-së, për të cilin tha se e ka pasur koleg në parti dhe kërkon punë në AKP.

EMISIONET