Haradinaj për operacionin në Mitrovicë: Policia nuk përdori forcë të tepruar

Haradinaj për operacionin në Mitrovicë: Policia nuk përdori

Operacioni i Forcave Speciale të Kosovës në veri dhe tensionet e krijuara kanë qenë kryefjalë e diksutimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë.

Haradinaj deklaroi se me urdhër të prokurorit është realizuar operacioni policor i arrestimit dhe bastisjes, të arrestimit të personave të dyshuar për korrupsion.

Ai ka thënë se i njëjti operacion është shtrirë edhe në disa vende të tjera të vendit, përfshirë Drenas dhe Prizren.

“Urdhri i prokurorit ka qenë arrestim, por edhe disa bastisje në disa raste. Ka filluar sot në mëngjes dhe është zhvilluar në bazë të ligjit. Në zonat e caktuara operacioni ka shkuar qetë, por në Zubin Potok ka pasur kundërshtim të operacionit. Policia e Kosovës nuk ka përdor forcë të tepruar. Kemi disa qytetarë të plagosur, por edhe qytetarë të arrestuar, një prej tyre është rus. Unë kom apeluar te qytetarët serbë të ruajnë qetësinë”, deklaroi Haradinaj.

Ai foli edhe për reagimin e krerëve serbë, ndërsa shtoi se Ushtria e Kosovës nuk ka qenë e përfshirë në këtë operacion.

“Kom pa reagime edhe nga Serbia, kom apeluar që të mos minohet tendenca e Kosovës, për sundimin e ligjit. Duhet të bëjmë kujdes në qëndrimet tona. Ushtria nuk ka qenë e kyçur se nuk është puna e saj", tha Haradinaj.


EMISIONET