Haradinaj në Vatikan, negociata me Selinë e Shenjtë për njohjen e Kosovës

Haradinaj në Vatikan, negociata me Selinë e Shenjtë për

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë zytare në Vatikan ku është takuar me Atin e Shenjtë, Papa Franceskun dhe me Sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë, hirësinë e tij kardinalin Pietro Parolin.

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar së fundmi mjaft vizita pune në Vatikan dhe pse ky i fundit ende nuk ka njohur shtetin e  Kosovës.

Në një intervistë eksluzive për Ora News kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpjegoi ecurinë e bisedimeve me Selinë e Shenjtë.

Ramush Haradinaj: "Kjo vizitë ka për qëllim të konfirmojë përcaktimin tonë si Kosovë, për marrëdhënie të mira bilaterale me Selinë e Shenjtë, njëkohësisht edhe si kërkesë që selia e shenjtë të pranojë Kosovës, ta njohë e të vendosë marrëdhënie bilaterale. Gjatë bisedës me kardinalin Pietro Parolin, me hirësinë e tij mund të themi që kemi të shpjegojmë, argumente që këto marrëdhënie mund të forcohen, pra është një proces dhe unë jam optimist për të ardhmen e marrëdhënieve tona me Selinë e Shenjtë."

Kosova është dhe një nga vendet e Ballkanit Perëndimor në vëmëndjen e Bashkimit Europian për rrugëtimin e tyre drejt familjes europiane.

Pak ditë më parë u zhvillua në Sofje samiti i përbashkët mes vendeve të BE e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por cilat janë vlerësimeve e vendeve anëtare të BE si dhe të institucuoneve europiane mbi ecurinë e reformave në Kosovë?

Kryeministri Ramush Haradinaj garantoi se brenda vitit do të miratohet heqja e regjimit të vizave për qytetarët kosovarë e nis lëvizja e lirë e tyre në vendet e traktatit të Shengenit.

Ramush Haradinaj: "Kosova e ka në përspektivë tani liberalizmin e vizave. Mendoj që do të marrim vlerësimin pozitiv për të arritjen e kritereve, pastaj do të vazhdojnë me negocimin apo argumentimin e arritjeve tona tek vendet veç e veç, qeveritë nacionale."

Gjatë qëndrimit në Romë kryeministri i Kosovës u takua me përfaqësuesit e komunitetit arbëresh në Itali.

A ishte kjo një urë e re bashkëpunimi mes shqiptarëve mërgimtarë prej 6 shekujsh në Itali e qeverisë së Kosovës?

Gjatë qëndrimit në Romë kryeminstri i Kosovës u prit nga vetë Ati i Shenjtë Papa Francesku.

 


EMISIONET