Haradinaj "ndeshet" me Majlinda Kelmendin

Haradinaj "ndeshet" me Majlinda Kelmendin

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka vizituar një klub të xhudos në Pejë.

Atje, është 'përballur' me kampionen Majlinda Kelmendi.

Kryeministri shkuan se pati një përballje miqësore me kampionen, ndërsa nuk zbuloi fituesin.

"Klubi pejan i xhudos ”Ippon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. 

Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilën pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova klubin “Ippon” me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”,"-shkroi Haradinaj.




EMISIONET