Haradinaj rrëfen për “360 Gradë” arsyet e dorëheqjes: Pengova ndarjen e Kosovës!

Haradinaj rrëfen për “360 Gradë” arsyet e

“Bashkësia ndërkombëtare e ngriti në peshë këtë Gjykatë si instrument  presioni për të detyruar lidershipin në Kosovë, në këtë rast edhe mua,  që të bënim hapjen e kufijve të Kosovës”, kështu u shpreh kryeministri  në detyrë Ramush Haradinaj, në një instervistë për “360 Gradë”, me Artur  Zhejin, në RTV Ora.

Haradinaj tha se dha dorëheqjen për të mos lejuar ndarjen e Kosovës. 

Pjesë nga intervista: 

Ramush Haradinaj: Katër  nga vendimmarrësit në Kosovë Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli,  kryeministri Haradinaj, zv.kryeministri Limaj ishin nga UÇK, por që të 4  ishim subjekt i Gjykatës Ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare e  ngriti në peshë këtë Gjykatë si instrument presioni për të detyruar  lidershipin në Kosovë, në këtë rast edhe mua, që të bënim hapjen e  kufijve të Kosovës, edhe kompromise të tjera të dëmshme për Kosovën  ishte direkt e drejtuar si dorëzim ose lodhje dhe dorëzim për  lidershipin. Tani shpjegova, gjendja në vend, qeverisja ka lënguar, por  kjo ishte mundur të ndryshohej pa dhënë dorëheqjen. Goditja ndaj meje,  pra ftesa për intervistim ishte thyerja e pengesës së fundit, ajo që  kishte mbet pengesë nga qeverisja. 

Nuk e kishin llogaritur mirë veprimin  tim e me rastin e kësaj ftese unë mbrojta integritetin e shtetit dhe të  kryetarit të qeveris,ë pra dhashë dorëheqjen dhe shkova vetëm si  qytetar. Kështu mandatin e ktheva ku ishte më i sigurti. Pra nuk ja lash  ndonjë pasuesi politik, ja ktheva popullit sepse aty është më i  sigurtë, në ato momente të udhëkryqit të vështirë për vendin. Ashti siç e  deklarova pas zgjedhjeve që kam pasur të drejtë, që pas dorëheqjes  mandatin ia kam kthyer sovranit sepse sovrani e ka vlerësuar që mandati i  takon atyre që i kanë fituar zgjedhjet. 


EMISIONET