Haradinaj: Kosova e interesuar për marrëveshje me Serbinë por në kufijtë aktualë

Haradinaj: Kosova e interesuar për marrëveshje me Serbinë por

Në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit në 11 vjetorin e Pavarësisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  tha se sot është dita kur shqiptarët e ndjejnë rrugëtimin deri në liri.

Haradinaj nënvizoi se shqiptarët në Ballkan gjithmonë kanë kontribuar në proceset e këtij rajoni.

Haradinaj: Shqiptarët në Ballkan janë popull që i kanë dhënë dhe kanë kontribuar për Ballkanin, kontinentin tonë, kanë paguar çmim për të gjitha proceset që ka kaluar Kosova në shekujt e fundit. Edhe sot janë kontribues të paqes dhe stabilitetit.

Shefi i qeverisë së Kosovës tha se vendi i tij është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, por gjë e tillë tha ai do të ndodhë vetëm në kufijtë aktualë.

Haradinaj: Të gjithë do të punojmë për marrëdhënëie të mira me fqinjtë. Jemi të interesuar për marrëveshje ligjore me Serbinë, për njohje reciproke në kufijtë ekizstues. Jemi të intresuar për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

I pranishëm në seancën solemne ishte dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

EMISIONET