Haradinaj i tregon muskujt Albin Kurtit: Nëse me quan hajdut, do përleshem fizikisht

Haradinaj i tregon muskujt Albin Kurtit: Nëse me quan hajdut, do

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i irrituar me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Kush të dojë e kush të ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”, është shprehur Haradinaj në “Rubikon” në Koha televizion.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajdut dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajdut.

EMISIONET