Shqipëria do të marrë një lajm të mirë nesër, për hapjen e negociatave, por ajo që është më e rëndësishme pas kësaj ka të bëjë me hapjen e kapitujve. Analisti Ben Andoni tha në një lidhje direkt për Ora News, se Shqipëria është ende në hapat e para sa i përket hapjes së kapitujve. Ai argumentoi se pas ditës së nesërme duhet të flitet për rezultate të prekshme që do të kenë impakt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ben Andoni: Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, këtu përfshi jo pjesën e sipërme Malin e Zi dhe Serbinë që janë shumë përpara sa i përket marrëdhënieve me BE, por Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë. Ne jemi në një linjë me Maqedoninë dhe avancimi i Shqipërisë është shumë i dukshëm.

Shqipëria duhet të japë rezultate më të dukshme sa i përket reformës në drejtësi. Ka pasur një hap pozitiv që është vlerësuar dhe nga reforma që ka bërë në administratën e saj,. Por edhe nga sinjalet që ka dhënë në luftën ndaj korrupsionit. Ajo që mbetet është që i gjithë opinioni publik shqiptar është 90% i bindur që do hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Problemi është që sa do vazhdohet në këtë trend ku qeveria e Shqipërisë dhe e Maqedonisë ka prezantuar para homologëve europianë.

Në ditët e fundit Shqipëria ka bërë dukshëm hapa në reformën në drejtësi, paçka se nuk po shohim pas hekurave emra të mëdhenj, por gjithmonë e më shumë po ngushtohet laku i njerëzve që janë të përshirë direkt në drjetësi. Ky është parë si një hap i reformës në drejtësi.

Por pas kësaj Shqipërisë do ti fillojnë probleme shumë të madhe në hapjen e kapitujve, ne kemi mënjanuar interesin për kapitujt, por vetëm të mendosh kapitullin që ka lidhje me të drejtat e njeriuit, apo kapitujt që kanë lidhje me korrupsionin atëhere do mendosh që rruga e Shqipërisë është ende në fillim.

Ajo që pritet nësër është një lajm shumë i madh për Shqipërinë dhe një hap për të gjithë klasën politike shqiptare që të fillojë të mendojë me një llogjikë tjetër. Ka ardhur koha që të dy grupimet politike në Shqipëri të përballen me probleme reale të modelit ekonomik, të zhvillimit të Shqipërisë dhe të reformave të tjera, dmth reformës në drejtës, reformës administrative dhe reformave të tjera dhe të gjithë procesit që do ndihmojnë në hapjen e kapitujve.

/Ora News.tv/