Hapet linja e tragetit Shëngjin-Ravena për transportin e mallrave

Hapet linja e tragetit Shëngjin-Ravena për transportin e mallrave

Prej të martës mes Shqipërisë dhe Italisë është vendososur në linjë e posacme për transportin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Linja e tragetit lidh Portin e Shëngjinit me atë të Ravenës dhe do të operojë dy herë në javë. Drejtuesit e Portit Shëngjin, japin garanci për vijimsi, ndryshe nga kontratat për tragetin e udhëtarëve në të shkuarën.

Porti i Shëngjinit synon të kthehet në një alternativë të re për qarkullimin e mallrave Shqipëri-Itali dhe anasjelltas, pas kontratave të dështuara për vendosjen e linjave për transportin e udhëtarëve.

Që prej ditës së martë është vënë në funksion linja e tragetit Shëngjin-Ravena, i cili do të operojë dy herë në javë.

Drejtori i portit të Shëngjinit Ermal Pacaj, thotë se linja e tragetit do ti japë një imazh tjeter Shëngjinit, ndërsa jep ndikim mjaft pozitiv edhe në të ardhurat e portit.

Ermal Pacaj: "Porti i Shëngjinit sot, si një port që i shërben më shumë veriut të Shqipërisë është shumë i rëndësishëm. Besoj që hapi i parë që kompania ka hedhur në portin e Shëngjinit të jetë një ogur i mirë dhe të ndjekë edhe bizneset e tjera."

Pacaj shtoi se kontrata e lidhur me kompaninë jep garancinë vijimit të kësaj linje, dhe jo siç ka ndodhur më herët për kontratat e mëparshme.

Ermal Pacaj: "Ne kemi një kontratë me operatorin detar, i cili garanton vazhdimësinë në Portin e Shëngjinit."

Duke ju referuar fakti se Shëngjini është e vetmja portë detare që i shërben veriut të Shqipërisë por edhe Kosovës, do të kërkohet që dhe linja të tjera trageti ta bëjmë pjese të interarit të tyre këtë port.

EMISIONET