Është prezantuar në muzeun Historik Kombëtar ekspozita "Komunizmi në epokën e tij". E përbërë nga 25 postera, dokumente dhe mbi 200 foto historike , ekspozita përshkruan ngritjen dhe rënien e lëvizjeve komuniste në shekullin XX.

25 postera,  mbi 200 foto historike dhe dokumente u ekspozuan të hënën në Muzeun Historik Kombëtar për të ballafaquar qytetarët me të shkuarën. Ekspozita “Komunizimi në epokën e tij” rreket ta shoh këtë regjim në një aspect më global dhe i paraprin 27 vjetorit të rrëzimit të statujës së dikatatorit Enver Hoxha. Pedagogia dhe drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole tregon arsyet përse duhet t`i kthejmë sytë nga e kaluara teksa thekson se politika e sotme ka trashëguar periudhën komuniste e se duhen ende vite për ndërtimin e shtetin e së të drejtës.

Godole: Shtylla kurrizore e demokracisë që është krijimi i shtetit të së drejtës, ende pas 27 vjetësh nuk është vendosur në Shqipëri. Kjo na bën ne ta kthejmë kokën pas dhe të shohim a kanë mbase disa ngjashmëri me kohën e sotme. 

Drejtori i Muzeut Historik Dorian Koçi shprehet se ekspozita të tilla ndihmojnë të rinjtë të njihen me të kaluarën.

Koçi: Të vijë sërish në fokus të publikut për të bërë të mundur shkëputjen me të kaluarën dhe ndërtimin e një të ardhme më të sigurtë.

Autori i ekspozitës është historiani gjerman, Gerd Koenen.Ekspozita e përgatitur nga Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore dhe Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë do të mirëpres publikun deri më datën 28 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar.

/Ora News.tv/