Hapet arkivë online për dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit

Dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit do të publikohen në një faqe të posaçme. 

Në një takim të posaçëm ku mori pjesë dhe deputeti çek Pavel Zacek , u theksua se tashmë disa studiues të rinj kanë nisur punën: "Komunizmi do të kthehet në një platformë për të denoncuar dhe zbuluar krimet e komunizmit. Një ekip kërkuesish të rinj të angazhuar për të zbuluar përgjegjësit e krimeve do të zbulojnë emrat e tyre."

Për deputetin çek, hapja e dosjeve nuk sjell asnjë pasojë në shoqëri.

Pavel Zacek: "Në Çeki kemi nisur hapjen e dosjeve që heret pa asnjë ndalim ligjor. Dosjet e plota të bashkëpunëtorëve dhe punonjësve të sigurisë së diktaturës janë hedhur të plota në internet. Në faqen e Institutin çek për studimin e komunizmit gjen edhe dosjen e ish-presidentit apo të çdokujt tjetër. Hapja e dosjeve nuk ka asnjë pasojë por ka shërbyer për transparencë të madhe."

Për studiuesin Uran Butka, propaganda e ngriti komunizmin në mit.

Studiuesit nënvizuan rëndësinë e zbardhjes së vërtetës, si një mundësi për të shikuar përpara dhe për të mësuar prej së shkuarës.

 

 

EMISIONET