Hapësirë, tre astronautët u rikthyen në bordin e kapsulës Soyuz
Ulja është bërë në Kazakistan pas një misioni prej 5 muaj e gjysëm në stacionin hapësinor ndërkombëtar.
Tre astronautë, dy amerikanë dhe një rus, janë rikthyer nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar pas 5 muajsh e gjysëm . Kapsula Soyuz që i ka rikthyer në Tokë është ulur sot në të gdhirë në Kazakistan. Nasa ka raportuar që operacioni i uljes së treshes: amerikanëve Joe Acaba e Mark Vande Hei dhe rusit Alexander Misurkin, ka vajtur sipas parashikimit, pavarësisht kohës së keqe dhe temperaturave nën zero. Me nisjen e austronatëve të tjerë më datën 21 Mars nga Kazakistani, Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar do të jetë sërish i kompletuar me një ekuipazh prej 6 vetave.
Kliko këtu për të parë FOTOGALERINE