Hapësirat e pakta, Juventus në "pole position" për yllin francez të United
"Dashuria" e Juventusit me lojtarët francez nuk ka përfunduar me blerjen e Blaise Matuidi.
Sipas gazetës italiane pranë torinezëve, "Tuttosport" bardhezijtë janë gati për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial, ku thuhet se Juventusi është në "pole position" për të firmosur me 22 vjeçarin.
Kjo nuk është hera e parë që 33 herë kampionët e Italisë kanë shfaqur interes për Martial. Pesë vite më parë, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici u përpoqën të transferojnë në Torino sulmuesin, me Martial që la Olympique Lyonnais për Monaco.
Ky është sezoni i tretë tek United, që u transferua në vitin 2015 për një shifër prej 66 milionë eurosh.