“Hapesira negative” eshte libri me te cilin shkrimtarja Luljeta Lleshanaku është nominuar ndër pesë librat finaliste për çmimin “Pen Amerika 2019”

Ky liber i botuar në vitin 2018 nga shtepia botuese “New directions” në SHBA po na përfaqëson denjesish në këtë konkurs letrar, duke u përzgjedhur mes shumë shkrimtareve të tjerë botërorë të nominuar per Nobel.

Shkrimtarja Lleshanaku duket mjaft e entuziazmuar dhe thekson se ky vlerësim shkon edhe për përkthyesen Ani Gjika.

"Është momenti të shpreh mirënjohjen për kolosale për Anin."

Ky libër përmban poezi me te cilat ajo tenton të paraqëse botën reale dhe brengat e kohëve moderne.

"Qëllimi i kësaj poezie është të arrijmë të kuptojmë se çfarë humbasim dhe çfarë fitojmë duke qenë pjesë e civilizimit të sotëm"

E cilesuar nga kritika si nje liber brilant dhe recensionet e shumta shkruar per te, “hapesira negative” pasi rrembeu çmimin "English Pen", duket se do të dominojë edhe në Amerikë.

/Ora News.tv/