Shija e humbjes është e ndaluar për Lewis Hamilton, por jo përballë Geraint Thomas.

Çiklisti, i cili triumfoi në "Tour de France" u kurorëzua si personaliteti sportiv i vitit 2018 në Angli, me uellsianin që la pas shpatullave të tij pikërisht britanikun kampion bote në Formula 1.

Këpuca e Artë në Botërorin Rusi 2018 i dha një vend në pod sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Legjenda e tenisit, Billie Jean King u nderua me çmimin për arritjen e jetës.


/Ora News.tv/