Hamilton "përbuz" Vietnamin: Nuk e njohin Formula 1

Hamilton "përbuz" Vietnamin: Nuk e njohin Formula 1

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Vietnami do të jetë pista më e re e Formula 1. Një vendim që nuk është pëlqyer aspak nga kampioni i saposhpallur i botës, Lewis Hamilton. Piloti britanik është shprehur se rritja e numrit të garave është një gjë e mirë për kampionatin, por jo zhvillimi i tyre në vende me zhvillim si Vietnami.

"Nuk e di se sa e rëndësishme është të shkosh në vende të reja si Vietnami. Nëse do të kishte dy pista për shtetet e mëdha, si Silverstone dhe një në Londër, do të ishte vërtet e bukur. Ne kemi shumë histori të garave në Angli , Gjermani, Itali dhe tani edhe në Shtetet e Bashkuara, por në këto vende ju keni vetëm një garë në vit. Nëse varet nga unë, do të përpiqesha të bëja më shumë çmime të mëdha në vendet e lartpërmendura.

"Unë kam qenë tashmë në Vietnam dhe është vend vërtetë i bukur. Unë kam qenë në Indi dhe kjo ishte e çuditshme sepse është një vend shumë i varfër dhe e bëmë këtë garë thuajse askund. Pothuajse askush nuk kishte ardhur: pistë fantastike, por publiku i vogël. Mendoj se zhvillimi i garave në vende të populluara ndoshta janë një gjë e mirë, por nuk është e domosdoshme të shkojmë në vende ku ata nuk dinë aq shumë për F1".-tha Hamilton për "BBC Sport".

EMISIONET