Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka zbuluar se ai nuk ka vendosur të heqë dorë nga klubi bardheblu, ndërsa ka shtuar se edhe nëse diçka e tillë do të ndodhë, aksionet nuk do të bliheshin nga askush. 

Në një lidhje telefonike me "Fair Play nga Enkeleida Zeko" mbrëmë në Ora News, Halili deklaroi:

Bashkia do i nxjerrë aksionet këto ditë në shitje. Aty janë aksionet por unë po ju them jam shumë i bindur se askush nuk do i blejë. Dhe e di pse dëgjoje e mbaje mend mirë. Pse nuk i blejnë aksionet. Këtu duan njerëzit që të dalin mbi të gjithë, si mbreti Zog. Unë jam lart madhëri. Nëse më thoni hiqi aksionet dhe ta marrë një tjetër sepse ky tjetri do ta bëjë më mirë, do ta bëjë ska gjë, por më nxirrni një herë atë se kush do i marrë. Juve që diskutoni aty sipas qejfti e interesave, ja ku janë aksionet shkoni merrni cfarë porblemi ka? Kush ju pengon?

Unë kurrë nuk do të merrem me tifozët, çfarë problemesh ka i zgjidhin drejtuesit, unë ju them se klubi do zbardhet dhe shpëton... Unë jam fajtori e pranoj, kontrata thotë tjetër gjë, por unë do marr përgjegjësinë se vendosi drejtësia ..

Shume shpejt blerja e re
Halili shtoi se shume shpejt do te jete dhe nje blerje e re

Refik Halili: Unë do të them që jam munduar. Kam investuar kam larë borxhe.. Dua të them që të huaj dhe shqiptarë kanë shtëpi më të mira se unë... Klubi kontigjentin e ka të mirë dhe unë kam besim se skuadra do të ecë përpara.. edhe blerësin e ri do ta keni shumë shpejt.


/Ora News.tv/