Romani më i ri i avokat Spartak Ngjelës flet për historinë e një gruaje që kërkon të hakmerret. Ai njihet për pasionin që ka për shkrimin dhe shtysën për librin "Hakmarrja e një gruaje" e mori nga një cift sociologësh.

I ftuar special në emisionin "Why Not" në RTV Ora, avokati Ngjela rrëfeu se frymëzimi për trajtimin e femrës në vendin tonë është një presion që ndjen, gjë që dëshironte ta transmetonte tek lexuesit.

Spartak Ngjela: U frymëzova nga një presion që kam së brendshmi për trajtimin e femrës në Shqipëri. Personazhi Sofia Rasku i dominon të tëra, edhe në ide. Aspekti i dytë që më ka shqetësuar në kuptimin e mirë të fjalës është që ka diferencë në intelekt sot midis vajzës dhe djalit.

Dy sociologë të huaj që erdhën burrë e grua, ata ma thanë të parët se unë nuk e dija. Këto janë shtysat që bëra librin. Do bënin një studim për inteligjencën në universitete dhe i kishin sugjeruar që të vinin tek unë. Unë i thashë ku të shkonin. I thashë ti gjenin studentët tek kafenetë e rrugës së Elbasanit, tek Treni dhe tek Blloku. Pas 10 ditësh, nëse keni gjë tjetër hajdeni tek unë.

Erdhën, sociologe ishte gruaja dhe e pyeta cfarë ka ndonjë gjë të vecantë që keni vënë re. Vajza tha, "Është minimumi 12 vjet më e madhe se djali." Ajo tha, djemtë kishin një humor fëminor, këto e dëgjonin dhe ishin të bezdisura. I thashë atyre avokatëve që kam në zyrë, cfarë thotë kjo. Është mëse e saktë, më thanë, ne nuk bëjmë dot dashuri me moshatare. Sa i përket kësaj moshe, edhe në Perëndim, më para janë vajzat. Pas gjithë këtyre, më kishte mbetur në mendje në kritikën që i bënin Helena Trojës. Kritika më e madhe ishte se ishte e bukur. Gjithë tragjedia erdhi nga bukuria e saj.

/Ora News.tv/