The Weeknd është ‘ndarë’nga Selena Gomez edhe në rrjetet sociale.

Reperi ka fshirë Selenën nga Instagrami dhe të gjitha foto me të pas ndarjes së tyre në tetor.

Ky reagim vjen pasi këngëtarja u rikthye ma dashurinë e vjetër Justin Bieber.

Ndërkohë që Selena Gomez vazhdon të mbajë disa fotografi të The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye. 

Fotografia e fundit që kanë publikuar bashkë është në 5 shtator, 1 javë pasi ajo zbuloi arsyen se pse u largua në heshtje nga karriera e saj gjatë verës, pasi iu nënshtuar transplantimit të veshkës.


/Ora News.tv/