Hajduti i kabllove elektrikë kapet duke vjedhur rroba në një qendër tregtare

Hajduti i kabllove elektrikë kapet duke vjedhur rroba në një

Një 31-vjeçar, banues në Patos, është arrestuar në flagrancë nga policia duke vjedhur në një qendër tregtare në Fier. Në pranga ka rënë shtetasi F.G.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në një qendër tregtare në Fier, dyshohet se ka vjedhur disa rroba por është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke tentuar të largohej" thotë policia.

Policia shton se i riu është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

-Në datë 04.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen "Kryengritja".

-Në datë 07.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen "8 Shkurti".

-Në datë 09.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në qytetin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.


EMISIONET