Hajdari - qytetarëve: Distancohuni nga dhuna, lufta mes politikanëve nuk mund të shkatërrojë Shqipërinë

Hajdari - qytetarëve: Distancohuni nga dhuna, lufta mes politikanëve

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të distanmcohen nga aktet e dhunës.

Hajdari shprehet se politika nuk duhet të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, dhe qytetarët nuk duhet të lejojnë politikanët që për interesat e tyre të ngushta dëmtojnë integrimin.

Rudina Hajdari: Kushtetuta është e shenjtë dhe nuk dënohet. Ne duhet të mbrojmë vullnetin e atyre që luftuan që Shqipëria sot të jetë një anëtare e NATO-s prej 10 vitesh dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet që ka të gjitha premisat për t'u futur në BE. Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë të ndikojë në jetën e çdo qytetari. Ndaj bëj thirrje për distancim ndaj dhunës nga të gjitha palët për hir të interesit të Shqipërisë. Ne nuk mund të lejojmë që lufta mes politikanëve që shohin vetëm interesat e tyre të ngushtë të shkatërrojnë Shqipërinë. Distancohuni nga dhuna dhe mos u bëni pjesë e atyre politikanëve, që nuk ju shërbejnë ju dhe as vendit. Të dashur qytetarë ka ardhur koha që ne vërtetë të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën çdo ditë e më shumë, e të vazhdojmë rrugën tonë evropiane për një anëtarësim sa më të shpejtë në vendet e BE-së.

EMISIONET