Hailey Baldwin injoron kritikat për fejesën me Justin Bieber

Hailey Baldwin injoron kritikat për fejesën me Justin Bieber

Hailey Baldwin është shumë e emocionuar për fejesën me Justin Bieber dhe nuk i lejon 'inatçinjtë' që ta mërzisin.

Ylli i popit i propozi modeles gjatë një udhëtimi në Bahamas në korrik.

"Jam më shumë se e emocionuar,"-tha 21-vjeçarja për revistën australiane Stellar. Ky është reagimi i parë i saj për fejesën.

Por lajmi i propozimit të Justin ndaj Hailey nxiti reagimi negative tek shumë fansa, më së shumti tek ato të Justin dhe ish të dashurës së tij Selena.

Kur u pyet sesi e prekur kjo gjë jetën e saj personale gjatë dy muajve të fundit Baldwin sqaroi: "Unë nuk mendoj se kjo më ka prekur me të vërtetë. Kam mësuar të provoj më të mirën time për të injoruar negativitetin gjatë kësaj kohe, në mënyrë që të mund të gëzoj këtë periudhë të jetës sime."

Vetëm pak kohë pas fejesës me Justin, modelja hoqi mundësinë që fansat të komentonin në profilin e saj Instagram.

Por disa fansa vazhdojë të jenë të 'rrënjosur' në lidhjen e Justin me Selenën saqë vazhdojnë të lënë komente negative në postimet e vjetra të 21-vjeçares.

Baldëin gjithashtu shprehu entuziazmin e saj lidhur me fejesën në Tëitter në korrik menjëherë pas propozimit të 24-vjeçarit, duke shkruar: "Nuk jam i sigurt se çfarë kam bërë në jetë për të merituar një lumturi të tillë, por unë jam kaq mirënjohës ndaj Zotit që më dha një person të tillë të pabesueshëm për të ndarë jeta me të!"

Ajo gjithashtu iu përgjigj me shaka një fansi në Instagram, i cili tha se Bieber duhet të rriste mustaqe për dasmën e tyre, duke thënë: "Mos guxoni të jepni atë ide, ju të çmendur."

EMISIONET