Hahn takon Thaçin: Taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet

Hahn takon Thaçin: Taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn i ka përsëritur Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi qëndrimin e Bashkimit Evropian për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Në një postim në twitter, pas takimit me Thaçin, komisioneri i BE thotë se është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa që e ka vendosur Kosova duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar Hahn.

EMISIONET