Hahn: Samiti i Ballkanit Perëndimor, ekstra shtytje për Serbinë në BE

Hahn: Samiti i Ballkanit Perëndimor, ekstra shtytje për Serbinë

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka publikuar në profilin e tij në Twitter një fotografi ku shihet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, pak para nisjes së punimeve të Samitit në Sofje.

Në mbishkrimin e fotografisë Hahn, ndër të tjerash, flet për rëndësinë e Samitit të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se si ky samit ”, do ti jap një ekstra shtytje Serbisë dhe rajonit në rrugën për në BE”.

Komentues në fotografi e kanë parë atë si diçka tejet pozitive për Serbinë dhe anëtarësimin e saj në BE.

Hahn megjithatë nuk përmend askund detyrimet e Serbisë karshi Kosovës, sipas marrëveshjeve të Brukselit, ani pse ky vit mëtohet të jetë fundi i dialogut për normalizimin e  marrëdhënieve mes dy shteteve dhe pritet të ketë një marrëveshje kornizë.

Kjo nuk është fotografia e vetme me Vuçiq para Samitit. AI ka ri-publikuar edhe një tjetër mjaft miqësore me të.

EMISIONET