Negociatat, Hahn: Nuk ka kushte të reja, mos humbni asnjë ditë!

Komisioneri për zgjerim në BE, Johanes Hahn garantoi se nuk ka asnjë kusht të ri për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ky proces tha Hahn bëhet dhe do të bëhet me çdo vend kandidat për në BE.

Ai bëri thirrje që institucionet mos humbasin asnjë ditë. "Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet" u shpreh Hahn në konferencë me Ramën.

Hahn: Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Sepse në fillim të këtij procesi na duhet të identifikojmë ku qendron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me legjislacionin europian

Vettingu psh, ishte një element thelbësor me rëndësi në kuadër të fushës të së drejtës. Por është një pjesë e mozaikut. Ajo që po bëjmë është të kryejmë një proces gjithëpërfshirës se ku qëndron vendi.

Kjo është arsye që e theksoj se sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do të jetë më mirë për nisjen e negociatave për secilin kapitull. Është një gjë që duhet bërë me çdo vend. Nuk është një qasje e posaçme. Mos humbni asnjë ditë, nisin sa më parë të jetë e mundur. Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet.

Ndërsa kryeministri Rama u shpreh i bindur se në qershor të 2019 do të hapen negociatat. 

Rama: Komisioni është objektiviteti teknik, Këshilli Europian është subjektiviteti politik. Bashkimi i këtyre të dyjave ka ndodhur dhe është shkuar e zeza mbi të bardhë që Shqipëria dhe Maqedonia në qershor do të çelin negociatat dhe pastaj do të vazhdojmë më tutje. 

Në njëkohë kur Gjykata Kushtetuese ka mbetur me dy anëtarë dhe pr/ligji për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk po arrin të marrë 84 vota, komisioneri për zgjerim i kërkoi mazhorancës dhe opozitës që të bëhen bashkë për të miratuar këtë pr/ligj, sepse sistemi tha ai po mbetet pa gjyqtarë.

Edhe kryeministri Rama i ka bërë thirrje opozitës pa përcaktuar se cilës pjesë të saj, ti drejtohet ky apel duke thënë se duhet ky bashkëpunim për reformën zgjedhore që është një nga kushtet kyresore për hapjen e negociatave.

Rama: Në këtë kornizë të ngushtë kohore, për gjithë këtë volum pune që do bëjmë ne do tia dalim falë mbështetjes dhe patjetër frymës kritike. Këtë proces përgatitor do ta kryejmë brenda kësaj kornizë.

Më herët kryeministri anonxhoi emërimin e një kordinatori për çështjet e integrimit dhe që do të jetë numri dy i ministrisë së jashtme.

Por reshjet e shiut dhe rrezet e diellit shkaktuan edhe batuta mes kryeministrit Rama dhe komisionerit Hahn.

Rama: Duke uruar që të na jetë falenderues për këtë shi që e sollëm mbi Shqipërinë me rastin e vizitës së tij në Shqipëri.

Hahn: Mesa duket dielli ka dalë tani dhe kjo është saktësisht ajo që duam të shohim, megjithatë është mirë që herë pas herë të kemi ca shi që të pastrohen gjerat kur është e nevojshme. 

Më herët komisioneri u takua edhe me Presidentin Meta.




EMISIONET