Kryeministri Edi Rama tha në studion e “360 gradë” me Artur Zhejin se përgjimet që janë bërë nga Prokuroria e Katanias janë publikuar nga mediat shqiptare.

Rama tha se ato përgjime janë në dosjen e mbyllur hetimore dhe prokuroria ia çoi gjykatës

Pjesë nga biseda në studio

Zheji: Meqë më pyetje për eksperiencën time në Itali kjo është. Në Francë nuk kanë ndodhur përgjime për drogë. E ka fajin Prokuroria e Katanias që nxori ato përgjime

Rama: Prokuroria e Katanias nuk ka nxjerrë asgjë. Ato përgjime janë në dosjen e mbyllur hetimore dhe prokuroria ia çoi gjykatës. Ato përgjime janë nxjerrë në median shqiptare.

Zheji: Italiane jo ë? Jeni i sigurt?

Rama: Në median shqiptare

Zheji: Paska një konspiracion kaq të madh…

Rama: Nuk fola për konspiracion

Zheji: Nëse mediat shqiptara ja merr prokurorisë së Katanias në Sicili këto përgjimet imagjinoni është kjo “media kriminale” që ia merr Prokurorisë shqiptare për këta 3 komisarët.

Rama: Unë nuk thashë që ia mori. Ajo është në katet gjyqësore. Opinioni publik meriton të dijë të vërtetën dhe të vërtetën e mëson në dy rrugë: Në rrugën e drejtësisë dhe në rrugën e investigimit të drejtë në botën e medias. Drejtësia nuk ka folur akoma ndërsa në kazanin e medias është bërë një mish mash. Unë kam një qëndrim te qartë. Mbi këtë cështje nuk komentoj për përmbajtjen nuk komentoj për  fajësinë apo pafajësinë e kujdo sot dhe nesër që ka një cështje për të zgjidhur me drejtësinë. Unë nuk jam Saliu që sulmonte Prokurorinë kur Prokuroria ngrinte akuzë për ministrat e tij.

Intervista e plotë:

 Rama në "360 Gradë": Kallzim penal per dekonspirimin. Ne dispozicion te hetimit dhe Xhafaj


/Ora News.tv/