Gurët e çmuar bien si "shiu"!

Shpërthimet e vullkanit Kilauea të Hawaii, përveç shkatërrimeve të shumta kanë nxjerrë edhe gurë të çmuar të vegjël.

Gurës të njohur si "olivin", janë shpërndarë përreth kraterit të vullkanit dhe në plazhe.

Mineralet gjenden në shkëmbinj vullkanikë dhe tokë rreth Hawaiit.

Disa nga banorët mblodhën mineralet nga plazhet dhe rrugët, kur u nxorën nga vullkani, duke thënë se kjo është një provë e mrekullive të natyrës.

 Olivina është një mineral i gjelbër i cili, në formën e tij të pasur me magnez, njihet si Peridot.

Peridot është përdorur për shekuj me radhë për të bërë stoli dhe, në disa raste, mund të vlejë deri në 450 dollarë për karat.

Këtë javë, vendasit shpërndanë fotografi të gurëve të vegjël në mediat sociale pas mbledhjes së tyre.

Ata i quajtën 'gurë të vegjël të Kilaueas' dhe thanë: "Gurët e çmuar bien si shiu"!

Cheryl Gansecki, gjeolog në Universitetin e Hawaii-Hilo që studion përbërjen e llavës së Kilauea, tha kishte dy arsye pse gurët u zbuluan më shpesh për shkak të shpërthimeve.

Llava që shpërthen tani është mjaft e pasur me kristale.

Olivina zakonisht gjendet në mostrat e llavës dhe në shkëmbinjtë rreth Hawaiit.

EMISIONET