Guna me rrëke feste, mbledh pjesmarrës të shumtë në Fier

Guna me rrëke feste, mbledh pjesmarrës të shumtë në

Këngë, valle, rituale tradicionale, veshje folklorike, dekor e personazhe si nga Myzeqeja, i dhanë festës se Gunës me rrëke në Seman të Fierit, përmasat e nje dasme të vërtete myzeqare.

Kryebashkikua i Fierit, Armando Subashi  tha se kjo festë është një traditë që synohet të sillet ccdo vit.

Subashi: Ne si Bashki do të vazhdojmë. Jemi në krye të këtyre punëve dhe do të mbështesim të gjitha këto festa fantastike në çdo njësi administrative, me idenë që të vazhdojmë të ecim përpara në këtë rrugë.

Festa solli para myzeqareve, pjesemarresve te shumtë, nje manifestim fantastik te trashegimise dhe traditave te nje zone te spikatur, ku ritualet e dasmes myzeqare përfshinë edhe ambasadoret e Kroacise dhe Rumanise, te pranishem ne feste.

“Shoh shumë njerëz të kënaqur, muzikë fantastike, veshje kombëtare të mrekullueshme.Po e shijoj shumë. Jam ambasadore e Kroacisë, por e dua shumë Shqipërinë. 

Jam për herë të parë këtu, por shoh njerëz shumë të afrueshëm. Urimet më të mira. Ju ruani zakonet, traditet dhe ushqimet tradicionale të zonës.”

Gatimet tradicionale, atmosfera që krijuan koloriti i veshjeve folklorike, kabaja dhe këngët myzeqare, i dhanë kësaj feste përmasat e një feste të madhe në Myzeqe, që risillte gjithë memorien dhe pasurinë shpirtërore që kishte kohë që ishte harruar.

EMISIONET