Pep Guardiola vijon të kundërshtojë zërat që e dërgojnë te një tjetër skuadër përpos Manchester Cityt.

Zërat e lidhin spanjollin me një kalim te Juventus, por kjo është mohuar kategorikisht nga ish-mesfushori i Brescia. Në një prononcim për "Mundo Deportivo", Guardiola ka pohuar se do të jetë besnik i kontratës me Cityn, që zgjat deri në vitin 2020.

“Nuk marr vite pushim, lajmet dalin, kopjohen dhe nuk verifikohen. Unë kam edhe dy vjet të mbetura në kontratën time dhe në qoftë se ata nuk më largojnë, unë do të qëndroj”,-tha Guadriola.

Pak ditë më parë, mediat sportive shkruajtën se ish-trajneri i Barcelonës kishte refuzuar ofertën e Juventusit, që kapte shifrën e 20 milionë eurove.

/Ora News.tv/