Guardiola dhe Mourihno darkojnë sëbashku në Manchester

Guardiola dhe Mourihno darkojnë sëbashku në Manchester

Rivaliteti midis Pep Guardiolës dhe Jose Mourihnos  ka bërë gjithmonë bujë në botën e futbollit.

Gjithsesi, jeta nuk është vetëm futboll. Të dy teknikët mund të kenë stile të ndryshme, por kur vjen puna tek ushqimi, duket se preferojnë të njëjtin stil gatimi.

"Tapeo & Wine", është një restorant spanjoll në Manchester, pronar i së cilës është babai i mesfushorit Juan Mata.

Në një prononcim për gazetën spanjolle AS, Z.Mata zbuloi se të 2 teknikët janë klientë të përhershëm në restorantin e tij.

"Pep Guardiola e frekuenton shpesh këtë vend. Ai vjen me familjen e tij dhe i pëlqen shumë ambienti. Përsa i përket Mourihnos, ai vjen 1 herë në 2  javë".

Po kur të dy strategët vijnë në të njëjtën orë, cfarë ndodh? Juan Mata Sr. e shpjegon.

"Ka raste që të 2  vijnë në të njëjtin moment. Kur kjo ndodh, i vendos në dhoma të ndryshme, me qëllim që të mos "vrasin" njëri-tjetrin."


EMISIONET