"The Guardian": Fotot e inaugurimit të presidentit Trump u manipuluan

"The Guardian": Fotot e inaugurimit të presidentit Trump u

Fotot e inaugurimit të presidentit Trump u modifikuan,për të shfaqur një pjesmarrje më të madhe njerëzish.

Fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë raportoi tek Departamenti amerikan i Inspektorit të Brendshëm se  kishte manipuluar disa imazhe pas kërkesës së Trump një ditë pas zgjedhjes.

Kjo zbulohet nga gazeta britanike “The Guardian”, e cila ka siguruar dokumente nga hetimi i qeverisë.

Ishte data 20 janar 2017 kur Donald Trump u betua si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Ditën tjetër, imazhet filluan të qarkullojnë, gjë që tregoi më pak pjesëmarrje sesa në rastin e inagurimit të paraardhësit të tij,  Barak Obama.

Në atë moment manjati i kërkoi stafit të tij të publikonte foto të tjera që të tregonin rezultate më të kënaqshme.

Sipas dokumenteve të hetimit, të marra nga gazeta britanike përmes Aktit të Lirisë së Informacionit, fotografi tha se ai kishte "ndryshuar imazhet e hapjes, duke e bërë foton më simetrike përmes prerjes  në krye dhe në fund ku turma mbyllet. E gjitha, për të treguar se ka pasur më shumë njerëz".

Raporti gjithashtu përmend ndërhyrjen e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, i cili ka kërkuar fotografi më të mira.
Megjithëse nuk është e qartë se cilat janë modifikuar, ose nëse ato janë zbuluar publikisht, sipas Guardian.

Së fundi, fotografi shtoi se ai kishte modifikuar imazhet duke besuar se kjo ishte ajo çfarë donin prej tij,  duke vënë në dukje se nuk i kishin kërkuar në mënyrë specifike që të priste fotot për të rritur turmën.

EMISIONET