Grushta e shkelma ndaj homologut, pezullohet me 5 vite presidenti i klubit italian

Dhuna ndaj presidentit të Arezzo, Giorgio la Cava i ka kushtuar shtrenjtë presidentit të Viterbese, Luciano Camilli, i cili është pezulluar nga futbolli për 5 vitet e ardhshme.

Është ky vendimi i FIGC, i cili e ka identifikuar djalin e presidentit të Viterbese, Piero, si shkaktarin e dhunës ndaj La Cava. Gjithashtu, Luciano është gjobitur me 30.000 euro.

Sipas policisë, Camilli e ka shtyrë La Cava dhe më pas e ka goditur me shkelma në kokë, duke i humbur  ndjenjat. Pas kthimit në gjendje normale, La Cava ka marrë ndihmën e parë dhe është dërguar në spital në një ambulancë.

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta përpara se të niste takimi i kthimit i fazës së play-off të Serie C, me Arezzo që kaloi në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-0. 

Bashkë me Arezzo, në raundin tjetër janë edhe Catania, Imolese, Triestina, Feralpisalo, Trapani, Piacenza dhe Pisa. 






EMISIONET