Grumbullimi me kombëtaren, Higuain: Ata që më kanë kritikuar i përshëndes

Grumbullimi me kombëtaren, Higuain: Ata që më kanë kritikuar

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është preferuar nga trajneri i përfaqësueses argjentinase, Jorge Sampaoli për dy takimet miqësore që skuadra "Albiceleste" do të zhvilloj me 23 dhe 27 mars.

Sampaoli fillimisht e la jashtë sulmuesit e Bianconerëve, por me 10 gola dhe tre asistime në 10 ndeshjet e fundit, 30-vjeçari i është thirrur për përballjet me Italinë dhe Spanjën.

"Unë shpresoj të përfitoj sa më shumë nga kjo mundësi.Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është shumë e rëndësishme të jem këtu. Kjo do të thotë që kam punuar mirë dhe shpresoj që të mund ta bind trajnerin të më grumbulloj për në Kupën e Botës.

"Kritikat? Detyra ime është të luaj futboll, nuk jam këtu për të folur. Unë përshëndes të gjithë ata që më kanë kritikuar dhe shpresoj se ata janë të lumtur, sepse unë jam këtu.Dy ndeshje të vështira na presin. Italia është një ekip i vështirë për t'u përballur, veçanërisht në mbrojtje, kështu që do të jetë një provë e mirë për ne".-tha Higuain për faqen zyrtare të AFA.

El Pipita ka shënuar 31 gola në 68 ndeshje për kombëtaren argjentinase por është kritikuar për shancet e humbura në finalet e botërorit Brazil 2014 dhe Kupës së Amerikës Latine, 2 vite më pas.

EMISIONET