Grumbullimi me kombëtaren, Abazaj dhe Gavazaj: Është një emocion i papërshkrueshëm

Grumbullimi me kombëtaren, Abazaj dhe Gavazaj: Është një

Përfaqësuesja kuqezi po kryen përgatitjet e fundit për takimin miqësor të 26 marsit përballë Norvegjisë.  Në konferencën e sotme për shtyp, dolën dy lojtarët që vijnë nga Kategoria Superiore, Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj.

Dy futbollistët e thirrur për herë të parë në ekipin kombëtar A e konsideruan një emocion të papërshkrueshëm prezencën në përfaqësuese dhe deklaruan se do të japin maksimumin e tyre.

Kur mora ftesën nga ekipi A ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Konkurenca në grup na shërben dha na vlen pasi të imponon të japësh më shumë se 100 %, por ai që vendos është vetëm trajneri. Ne duhet të japim më të mirën tonë në stërvitje, luajmë, apo nuk luajmë. Këtu në ekipin kombëtar është një tjetër ritëm, sepse lojtarët që vijnë nga kampionatet e huaja kanë një tjetër përgatitje, por që atmosfera është shumë e mirë dhe janë jo pak lojtarë që na ndihmojmë që të përshtatemi shpejt. Për lojtarët e tjerë nga kampionati kombëtar nuk është aspak një diçka e vështirë, pasi, nëse rritesh dhe paraqitesh shumë mirë, unë mendoj se që mundësia është për të gjithë”,- theksoi Abazaj.

Ndërkohë, futbollist i Skënderbeut Gavazaj u shpreh:

Kisha emocione që ishte thirrja e parë nga Kombëtarja A, pasi kam qenë grumbulluar më parë edhe me skuadrat e moshave. Ishte dhurata më e bukur dhe ndër arritjet e mia më të mëdha, thirrja nga trajneri”. Ne duhet të tregojmë vlerat tona. Atmosfera është shumë e mirë, pasi kam gjetur dhe disa miq që kam patur. Duhet të tregojmë veten në stërvitje”.

I pyetur në lidhje me një ftesë të mundshme nga kombëtarja e Kosovës, Gavazaj pohoi

“Po. Kam patur dy-tre ftesa nga Kosova, por kam menduar gjithmonë për Shqipërinë. Jam këtu ku jam, pasi kam zgjedhur me dëshirën dhe zemrën time të luajë për skuadrën kombëtare të Shqipërisë”,- përfundoi ai.

EMISIONET