Pikat e grumbullimit të mbetjeve të Skapit, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin do të kaloojnë në sitë monitorimi. Ministria e Mjedisit ka nisur një aksion së bashku me policinë bashkiake  dhe atë të Tiranës në rreth 180 pika ku janë verejtur probleme. Ministri Klosi paralajmëroi revokim te lejeve mjedisore dhe rishikim të kritereve për këto aktivitete.

Rreth 180 pika grumbullimi të mbetjeve të skrapit në Tiranë po monitorohen nga inspektorët e mjedisit, bashkë me policinë e Tiranës dhe atë bashkiake, nëse plotësojnë kushtet për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Teksa inspektoi vetë një nga këto pika, në zonën e ish-Frigoriferit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se do të ketë rishikim të kritereve dhe revokim të lejeve nëse evidentohen probleme.

Klosi: Janë plot 180 pika grumbullimi të mbetjeve skrapi në Tiranë të cilat jane vënë të gjitha në sitë monitorimi... Nuk është vetëm një aksion që do zhvillohet vetëm në Tiranë por do të zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe krahas evidentimit të problematikave  të këtyre pikave të grumbullimit të mbetjeve po shqyrtojmë dhe do të kemi në miratim kriteret e reja. Pra nuk kemi heqje të licensave të zhvillimit të aktivitetit të ndershëm por kemi revokim lejesh mjedisore dhe pastaj së bashku me të gjitha organet e tjera shtetërore, evidentim të problematikave.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku, ngriti shetësimin se këto pika po kthehen në vatra rrezikshmërie për shendetin e banorëve.

Mazniku: Këto pika kthehen në vatra rrezikshmërie për shëndetin, kthehen në pika, të cilat janë plotësisht jo formale nga këndvështrimi fiskal dhe mjedisor dhe çfarë është më problematikja, nuk na japin mundësinë që të krijojmë një sistem të mirë për funksionimin dhe pastrimin e qytetit.

Ky asksion vjen pas denoncimeve të qytetarëve, në kuadër të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.  Ndërkohë, kritere të reja ligjore do të ketë edhe për biznesin guror, për të cilin Ministria e Mjedisit ka nisur kontrrollet nesë veprojnë në përputhje me kriteret mjedisore.

/Ora News.tv/