Një tentativë për vetëvrasje është regjistruar mëngjesin e sotëm në stacionin e trenit Busa di Vigonza, përgjatë vijës hekurudhore midis Padovës dhe Venedikut.

Sikurse raportojnë mediat italiane një grua, që i përkiste rreth të tridhjetave emri i së cilës nuk është bërë i ditur, u gjet e shtrirë në stacionin e metrosë, por nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

Gruaja ndodhet në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa bëhet e ditur se të dyja këmbët e saj kanë pësuar fraktura të rënda.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e policisë, ndërsa si pasojë e ngjarjes nga ora 6 e mëngjesit e së mërkurës deri në orën 9 të mëngjesit u krijuan radhë të gjata trafiku.

/Ora News.tv/