Gruaja shpëtohet nga grabitësi nga se priste

Gruaja shpëtohet nga grabitësi nga se priste

Kamerat kanë kapur një moment të çuditshëm kur një grua sulmohet nga një grabitës në mes të rrugës.

Teksa agresori hidhet në sulm, një qen “rruge” u hodh edhe ai në veprim se sulmi i tij drejtohej kundër burrit të veshur me xhaketë të verdhë.

Njësoj sikur të ishte njeri i ligjit, qeni shpëton gruan nga grabitja teksa sulmon agresorin, duke e detyruat atë të largohet. Burri me qëllime të këqija ecën ngadalë derisa i afrohet gruas por qeni ndodhej në vendin dhe kohën e duhur.

Askush nuk jep dot një përgjigje se si kafsha ka reaguar në këtë mënyrë, por shprehja se qeni është besnik i njeriut, triumfoi edhe kësaj here.

Qeni i rrugës mund të konsiderohet heroi i ditës pasi qëndroi “burrërisht” në anën e së drejtës.

Qeni i zemëruar pasi largon tutje grabitësin, kthehet përsëri pranë gruas sikur dëshiron të kontrollojë se gjithçka është OK.



EMISIONET