Gruaja lind gjashtënjakë në më pak se 10 minuta

Një grua në Hjuston, Texas ka linduar gjashtënjakë duke mposhtur shanset për të qenë një në 4.7 miliard. Thelma Chiaka lindi dy herë nga dy djem dhe më pas vajzat binjake në mëngjesin e të premtes në Spitalin e Grave në Texas.

Të gjashtë fëmijët  lindën midis orës 04.50 dhe 04.59 me pesha që variojnë nga 1 kile deri në 2 kile. Sipas të dhënave nga spitali, secili nga fëmijët është në gjendje të qëndrueshme dhe do të vazhdojë të mbikëqyret në njësinë e avancuar të kujdesit intensiv neonatal.

Grupi pritës, të udhëhequr nga  Dr.Ziad Haidar, Dr.Sharmeel Khaira dhe Dr.Israel Simchoëitz u shprehën se Chiaka është në gjendje të mirë.

Deri tani nëna e re i ka vendosur emrat vetëm dy vajzave Zina dhe Zuriel.

Për shkak se të pasurit gjashtënjakë është kaq e rrallë, rastet shpesh bëjnë titujt.



Rastet e lindjes së gjashtënjakëve janë të rralla.

Rasti i parë ka qenë  në 1968 në Birmingham. Në 1983 Janet Walton në Liverpol gjithashtu lindi gjashtënjakë dhe eksperiencën e saj e shkruajti në një libër të titulluar "Gjashtë mrekulli të vogla: Historia e vërtetë e rritjes së Gjashtënjakeve të para në botë, e publikuar në 2015." /M.L/  

EMISIONET