Një burrë është dëshpëruar pasi lidhja e tij jashtëmartesore ka përfunduar. Atij i mungon pasioni në martesë, të cilën e gjeti tek bashkëshortja e shokut të ngushtë. Për këtë arsye, ka dërguar një letër tek psikologia Deidre për të marrë një këshillë rreth kësaj historie.

Letra: Pavarësisht se jam i martuar, unë kryer marrëdhënie sa herë mundem me bashkëshorten e shokut tim të ngushtë, sepse ajo më do mua dhe ma tregon. Seksi është fantastik dhe ajo është një grua e adhurueshme.

Edhe gruaja ime është e mirë, por martesa jonë nuk ka pasion. Ne rrallë bëjmë dashuri dhe ajo nuk pëlqen të puthet. Mendoj se puthja jonë e fundit ishte natën e martesës dhe që atëherë më ka lejuar ta puth vetëm në qafë.

Gruaja ime është 40, ndërsa unë 41. Ne kemi dy fëmijë adoleshentë. Unë punoj me shokun tim të ngushtë. Ai më ka thënë shpesh se gruaja e tij është pak flirtuese, prandaj dëshirojnë të takojnë ndonjë cift tjetër në fundjavë. Ata nuk kanë fëmijë.

Kur gruaja ime kishte 40-vjetorin, unë hapa një grup në Ëhatsapp me shokun tim dhe gruan e tij që të organizonim një festë surprizë. Ne kaluam një natë të bukur dhe gruaja nuk mund ta besonte se kishim planifikuar cdo gjë vetë.

Biseda jonë në grup vazhdonte dhe flisnim për atë natë të bukur. Më pas, gruaja e shokut tim më coi një mesazh më vete dhe më kërkoi të shkoja tek shtëpia e tyre, por të mos i thoja gjë shokut tim.

Unë mendova se do ti bënte surprizë, por jo. Ajo është 36 vjece dhe ishte e veshur me një fustan seksi. Dukej aq e bukur. Mu hodh në qafë dhe filloi të më puthte. Në ato momente, më dukej vetja në parajsë. Nuk kisha puthur për vite me rradhë. Ajo më puthi qafën dhe gushën dhe i bëra të njëjtën gjë. Kisha fantazuar më parë për të, por nuk e besoja se do të ndodhte. Ajo më tha se më kishte pëlqyer, prandaj u ngjitëm lart dhe bëmë seks.

U takuam për 8 muaj, por tani më tha që cdo gjë ka mbaruar. Ajo më thotë se shoku im ka filluar të dyshojë. I ofrova që të lë gruan time për të, por më tha jo. E di që përfundimi i kësaj lidhje është gjë e mirë, por nuk heq dot dorë nga ajo.

Deidre: Faleminderit zotit që ajo e ka ndjerë para se të ndodhte ndonjë gjë e madhe. Edhe nëse seksi ishte i mirë me të, kjo nuk do të thotë që cdo ditë e jetës do të ishte e lumtur.

Prano që lidhja jashtëmartesore përfundoi dhe fol me gruan tënde se sa të mungon pasioni në martesë. Ju duhet të provoni njëherë për të kuptuar se cfarë nuk shkon.

/Ora News.tv/