Një grua që është diagnostikuar me kancer në tru e ka habitur bashkëshortin e saj duke realizuar dasmën e ëndrrave të tyre.

Jessica Oldëyn, 37 vjeçe u diagnostikuar me 'astrocytoma' në prill të vitit 2010 pasi po përjetonte dhimbje koke të rënda dhe ndërprerje. Që atëherë, ajo ka realizuar më shumë se tre operacione të mëdha, por shumica e kirurgëve nuk e prisnin që të jetonte për aq kohë.

Në një klip të publikuar, Jessica surprizon partnerin e saj, Dan me martesën e ëndrrave pasi nuk mund ta përballonin një të tillë se duhet të paguanin shpenzimet e mëdha mjekësore.

"Ne e kemi realizuar fshehurazi tij. Gjithcka bëhet për ti realizuar Dan një eksperiencë martese të mrekullueshme që do e lërë pa fjalë. Të paktën kështu shpresoj", tha Jessica në dokumentar.

Para surprizës, cifti bëri shumë sakrifica për të mbajtur 37-vjeçaren sa më të shëndetshme të ishte e mundur, pavarësisht nga diagnoza përfundimtare.

/Ora News.tv/