Gruaja del nga helikopteri në flakë duke thirrur emrin e të dashurit të vdekur

Gruaja del nga helikopteri në flakë duke thirrur emrin e të

Një grua është parë e tronditur duke dalë nga rrënojat e një helikopteri që mbante turistë britanikë, disa prej të cilëve gjetën vdekjen në aksidentin e ndodhur në kanionin e madh amerikan.

Aksidenti la pas tre të vdekur, dy vëllezër dhe të dashurën e njërit prej tyre.

Jason Hill, 32 vjeç, vëllai i tij Stuart, 30 vjeç dhe e dashura e Stuartit, Becky Dobson, 27, u zhdukën kur EC130 i Eurocopter shpërtheu në flakë në shkretëtirë të Nevadës të shtunën.

Çifti Jonathan Udall, 32 vjeç, dhe Ellie Milward, 29 vjeç, si dhe Jennifer Barham, 39 vjeç, e dashuroa Jason dhe pilotja Scott Booth, 42 vjeç, u plagosën rëndë, sipas raporteve.

Gjashtë britanikët kishin rezervuar turneun e fatit në Grand Canyon si pjesë e një udhëtimi që festonte ditëlindjen e 30-të të Stuart-it, kur helikpteri u rrëzua në një terren të thyer në një zonë të njohur si kanioni i Quartermaster.

Të plagosurit u detyruan të presin për nëntë orë para se të dërgoheshin në një spital në Las Vegas.

Lionel Douglass, i cili po merrte pjesë në një martesë në këtë zonë, tha se e shikoi me mosbesim, ndërsa një grua doli nga rrënojat e zjarrit.

"E kisha marrë telefonin tim dhe isha duke bërë zmadhimin për të parë nëse unë mund të shihja dikë dhe një zonjë u largua nga flakët", tha ai.

Douglass tha se gruaja së shpejti u rrëzua në tokë dhe filloi të bërtiste me emrin e Jason.

Një tjetër dëshmitar, fotograf i dasmës Teddy Fujimoto, tha se pa dy gra të mbijetuara.

"Është vërtetë e tmerrshme. Dhe ato viktima - [njëri prej tyre] ishte djegur aq keq. Është e paimagjinueshme, dhimbja, "tha ai.

EMISIONET