Një grua ka akuzuar policin për ngacmim seksual pasi ai bëri kontrollin e zakonshëm ndaj saj. Patricia Wilson paditi Isaiah Lloyd kërkoi 100 mijë dollarë në këmbim të prekjes që u bë në mënyrë të papërshtatshme. Ai po bënte kontroll pasi makina e saj kishte dritare të zeza.

Gjatë gjykimit të hënën, prokurorët vlerësuan veprimin e policit të rregullt pasi po bënte punën e tij. Pamjet janë xhiruara nga gusht të 2017 pranë Knoxville, ndërsa rezultati ka dalë tani.

Në video dëgjohet se si polici pyet nëse është nën ndikimin e ndonjë substance, për të cilën tha: "Jo, unë nuk përdor drogë, jam betuar në Zot."

Kështu ai u detyrua që të vendosi duart në belin e saj për 15 sekonda, gjë për të cilën u akuzua por ia doli që të mos merrte dënim pasi po bënte detyrën e tij.

/Ora News.tv/