Pas pesë viteve te Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Kampioni i Botës ka konfirmuar largimin nga klubi "Los Colcheoneros, me 28 vjeçarin që duket se ka zgjedhur edhe klubin e tij të ardhshëm. Konfirmimi ka ardhur nga finalisti i Topit të Artë, që nuk e ka zbuluar ende emrin e skuadrës, por ka përjashtuar një akord me ekipin e Miami.

"Unë e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Unë mund të them vetëm se nuk do të jetë Miami".-tha Griezmann për "Telematin", i cili është i lidhur me një kalim te Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Griezmann u transferua te Atletico Madrid nga Real Sociedad në vitin 2014. Që prej mbërritjes së tij, Atletico ka fituar Europa League, Superkupën e Europës dhe Superkupës së Spanjës.

Sulmuesi shënoi 21 gola në këtë sezon me Atleticon e Madridit, por këto realizime nuk i mjaftuan kryeqytetasve për të zbritur nga froni Barcelonës.

/Ora News.tv/