Griezmann tregon trofeun e Kupës së Botës në qytetin e tij të lindjes

Pas festimeve të çmendura në kryeqytetin francez, fituesi i Kupës së Botës me Francën, Antoine Griezmann është kthyer në vendlindjen e tij, ku si në çdo qytet tjetër të Francës është pritur si hero.

27 vjeçari arriti në vendlindjen e tij të Macon-it për t'u përshëndetur nga rreth 2000 persona, ku krenaria ishte e dukshme në fytyrat e tyre.

Nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, prindërve dhe vajzës Mia, Griezmann doli në ballkonin e bashkisë së qytetit, ku u prit me brohoritje nga të pranishmit. Ajo që ra në sy ishte një poster i varur në ballkon, ku dukej qartë falenderimi i qytetit të Macon ndaj Griezmann.









EMISIONET