Grezda paralajmëron Skocinë: Shqipëria si Rangers, besojmë te kualifikimi

Grezda paralajmëron Skocinë: Shqipëria si Rangers, besojmë

Eros Grezda ka paralajmëruar skocezët se në "Loro Boriçi" do të shikojnë një Shqipëri dinjitoze në fushë me qëllimin e vetëm për të fituar.

Ylli i Rangers ishte në dyshim pasi ka punuar individualisht megjithatë është i vendosur për t'i shkaktuar humbjen Skocisë në Shkodër nesër mbrëma dhe për të shmangur rënien në ligën D.

"Kjo është një ndeshje e madhe dhe e rëndësishme për ne por kemi nevojë për një fitore. Nëse nuk fitojmë rrezikojmë të zhvendosemi në divizionin D. Njerëzit mund të thonë se ne jemi eleminuar tashmë por nuk është e pamundur. Ne kemi nevojë për të fituar 3-0 për tu kualifikuar", tha Grezda për prestigjiozen Daily Record.

Pavarësisht optimizmit, shanset janë të pakta për kuqezinjtë për të kaluar më tej megjithatë fitorja ndaj Skocisë nuk diskutohet.

"Ka vetëm 3 ekipe në grupin tonë kështu që gjërat janë pak sa të komplikuara. Por edhe nëse nuk kualifikohemi nuk duam të humbasim. Kështu që ne duam të mundim Skocinë. Vendi i dytë nuk ishte qëllimi i ynë por prapë do të ishte i rëndësishëm. Për sa i përket vendit të parë, çdo gjë është e mundur dhe ne do të luajmë për fitore", shtoi sulmuesi anësor.

Për të thyer skocezët, kuqezintjë do të mbështeten tek faktori fushë.

"Ne jemi një ekip tjetër në Shqipëri krahasuar me ndeshjet jashtë. Jemi si Rangers, askush nuk mund të na mposhtë brenda. Jam optimist, do të jemi një skuadër tjetër," theksoi 23 vjeçari.

EMISIONET