Greva në Itali, ja fluturimet e anuluara

Greva në Itali, ja fluturimet e anuluara

Prej orës 13 e deri më 17 të ditës sotme personeli i fluturimeve e kontrollit te trafikut ajror në aeroportet italiane të qyteteve të Milanos, Romës, Brindisit, Katanias, Torinos, Genova, Perugia e Pescara janë përshirë në një grevë të disa grupimeve sindikaliste.

Mjaft kompani ajrore kanë informuar për vonesa të mundshme në fluturime apo dhe anulime udhëtimesh.

Shoqëria ajrore Alitalia sapo ka bërë publik listën me 138 fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare të anuluara mes të cilave dhe fluturimi me numër AZX 584. Roma Fiumicino-Tirana.

Shoqëria e fluturimeve Alitalia ka informuar gjithashtu se kjo kompani ka një plan të jashtëzakonshëm për të përballuar këtë ditë të vështirë duke bërë të mundur që 80% e pasagjerëve të kryejnë udhëtimin e tyre të parashikuar për ditën e sotme.

Kompanitë e fluturimeve Rynair e Vueling kanë informuar se kanë vonesa e anulime të disa fluturimeve e se janë përpjekur të informojnë udhëtarët me anë të shërbimeve sms e emali.

Ndërkohë nga aeroporti i Genovas konfirmohet se udhëtimi i orës 14,15 Genova -Tirane me numër Bv 2240 është konfirmuar ashtu siç është konfirmuar dhe fluturimi Tiranë- Genova i orës 13,35 me numër Bv 2241.

Punonjësit  aeroporteve italiane protestojnë per rinovimin e kontratave të tyre të punës.

EMISIONET