Greqi,tre shqiptarë arrestohen ndërsa shkëmbenin 22.5 kg kanabis

Tre shtetas shqiptarë të moshës 38, 29 dhe 19 vjeç, janë arrestuar në Kavala, në pjesën verilindore të Greqisë.

Ata akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal që sillte drogë nga Shqipëria, me qëllim që ta trafikonin në territorin grek, kryesisht në Kavala dhe në zonat përreth.

Ata u arrestuan në flagrancë, ndërsa po i dorëzonin njërit prej krerëve të grupit, 29 vjeçarit,  22,5 kg kanabis.

Ai kishte për detyrë të merrte në dorëzim drogën, ta magazinonte dhe pastaj ta trafikonte.

Policia thotë se ra në gjurmët e tyre pas investigimesh që zgjatën disa muaj.

Fillimisht prangat iu hodhën 29 vjeçarit dhe të riut 19 vjeç. Ky i fundit drejtonte makinën brenda së cilës u gjetën 20 qese plastike me 22,5 kilogramët e kanabisit.

29 vjeçari, që kishte shkuar me një motoçikletë në vendi ne  takimit, tentoi të largohej dhe gjatë tentativës u përplas me një makinë të policisë, ndërsa bëri dhe rezistencë.

Me cilësinë e provave, u sekuestruan veç drogës, dy automjete, një motoçikletë, 4 teklefona celularë dhe 335 euro.

Gjatë kontrollit në banesën e 29 vjeçarit u gjetën dhe dy radio marrëse-dhënëse me gjithë karikuesit e tyre.

EMISIONET