Greqia, ekonomia më e mirë e Eurozonës

Greqia, ekonomia më e mirë e Eurozonës

Greqia ka hyrë në një periudhë rritjeje ekonomike e tani “renditet mes vendeve me ecurinë më të mirë në eurozonë”.

Në këtë përfundim ka dalë Fondi Monetar Ndërkombëtar, që në një raport të ri mbi ekonominë helene thekson një sërë shenjash pozitive në këtë drejtim. Por përveç përparimit të shënuar, FMN-ja nënvizon gjithashtu ekzistencën e pikave të dobëta dhe bën thirrje për thellimin e reformave si dhe uljen e papunësisë që mbetet ende e lartë.

Nga Greqia filloi kriza financiare e eurozonës e vitit 2009 dhe ekonomia e vendit pati goditjen më të madhe mes vendeve të tjera të prekura. Greqia mori pjesën më të madhe nga programet e shpëtimit të FMN-së, ku shumica e fondeve, mbi një e katërta e një trilionë euro buroi nga eurozona.

Rritja ekonomike e Greqia rifilloi në vitin 2013. Vitin e kaluar, për herë të parë brenda një dekade, Greqia regjistroi një rritje ekonomike prej mbi 2 për qind.

Këtë vit, FMN-ja parashikon që gjendje të jetë disi më e mirë. Peter Dohlman, shefi i misionit të FMN-së për Greqinë, thotë se kjo është e mjaftueshme për ta renditur vendin "në krye të tabelës së rritjes së eurozonës".

EMISIONET